Mediat serbe pretendojnë se policia humbi një karikator me plumba gjatë arrestimit të Gjuriq

28.03.2018 18:30:49

Mediat serbe kanë vazhduar sot me pretendimet e tyre se aksioni i Policisë së Kosovës për arrestimin e Marko Gjuriqit ka qenë joprofesional dhe me lëshime të mëdha.

“RTS” ka publikuar një fotografi ku shihet një karikator i mbushur me plumba afër vendit ku u arrestua Gjuriq, i cili ata pretendojnë se ka rënë nga arma e njërit prej pjesëtarëve të Njësisë Speciale, pjesmarrës në aksionin e arrestimit, transmeton lajmi.net.

Ende nuk dihet se nga ka ardhur ky karikator, ndërkaq që policia në aksionin e së hënës ka pasur armë të llojeve të ndryshme.