Mediat serbe sot kanë raportuar se Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka dalë pozitiv për Covid-19.
Gjuriq thuhet se u testua dje dhe se rezultati i testit i doli pozitiv, shkruan Tanjug.
Ndërkohë javë më parë ishin shfaqur disa raste me koronavirus në qeverinë serbe.