Mediu takohet me Lu: Të vazhdojmë dialogun për të mirën e vendit

02.05.2017 13:25:51
Zyrtarët qeveritarë ditë më parë kanë paralajmëruar mundësinë që gjatë kësaj jave mund të procedohet në Kuvend, Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.

Kështu ende nuk dihet se a do ta procedoj nesër Qeveria e Kosovës, Marrëveshjen e Vjenës në Kuvend.

Lajmi.net ka tentuar të marr informata për këtë çështje nga Zyra e kryeministrit, megjithatë një gjë e tillë ka qenë e pamundur, pasi thirrjeve dhe mesazheve telefonike nuk u janë përgjigjur as zëdhënësi i Qeverisë  Arban Abrashi, as Faton Abdullahu këshilltari për media i kryeministrit.

Kurse, këshilltari tjetër i kryeministrit, Bajram Gecaj ka thënë se për këtë çështje mund të flas, Sokol Havolli, shefi i kabinetit të kryeministrit. Por, kontakti me Havollin ka qenë i pamundur.

Lajmi.net merr vesh se qeveria në mbledhjen e nesërme do ta procedojë në Kuvend demarkacionin. Më pas, Kryesia e Kuvendit do të vendos për ditën e votimit.