Mehmet Krasniqi: Qarqe kundër LDK synojnë të nxisin përçarje brenda saj!

16.04.2018 20:25:00

Kryetari i dëgës se LDK-së në Obiliq, Mehmet Krasniqi është shprehur kundër debateve që bëhen për çështjen e kryetarit të LDK-së, me arsyetimin se ky debat po e terheq vemendjen nga interesi parësor që është dergimi i vendit në zgjedhje.

Në një postim të tij në facebook z. Krasniqi  ka theksuar interesimin e qarqeve kundër LDK që nëpërmjet ketij debati, të dobësojnë fuqinë e LDK-së si parti e parë në vend.

Postimi i plotë i  Mehmet Krasniqit:

Zyrtarët e LDK-së, duhet të evitojnë diskutimin publik (sidomos në media) në lidhje me atë se kush do të jenë kandidatët për kryetar të LDK-së në zgjedhjet partiake në vitin e ardhshëm. Marrja me këtë qështje tani, do të mund të çvendoste vëmendjen nga interesi primar që është dërgimi i vendit në zgjedhje të parakohshme, si interes i LDK-së dhe shumicës së qytetarëve.
Shihet qartazi interesimi i qarqeve të caktuara anti LDK dhe mbështetësit e tyre në media që me çdo kusht ta bëjnë temë këtë çështje me synimin që ta dobësojnë fuqinë e saj si parti e parë në vend, dhe që mundësisht të krijojnë fërkime e ndarje mbrenda saj, duke dëshiruar fortë përsëritjen e skenarit të parë më herët mbi ndarjen në LDK që nuk do të përsëritet më. Nuk është e rastësishme që kjo bëhet tani, kur dihet që ka parti politike që janë në vlug të zgjedhjeve, e ka të tilla që pas pak muajve i fillojnë ato, dhe askush nuk merret me to.
Qdo gjë në kohën e vet!