Memli Krasniqi: Jemi për seancë të jashtëzakonshme, por jo me imponime të...

Memli Krasniqi: Jemi për seancë të jashtëzakonshme, por jo me imponime të opozitës

20.09.2017 14:14:56

Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se nuk janë pajtuar për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme.

Krasniqi tha se edhe pozita është e interesuar për këtë seancë po jo me terma imponues të opozitës, sidomos të LDK-së.

Ai tha se është Kryesia e Kuvendit që vendos për vazhdimin e seancave.

Sipas Krasniqit, mospajtimet në Kryesi vinin edhe nga fakti se opozita nuk është e interesuar të mbajë seancë për programin e Qeverisë së Kosovës