Mërgimtarët kosovarë po përballen me pritje të gjata në kufirin Kroaci-Serbi (Video)

23.12.2018 17:12:19

Mërgimtarët që kanë marrë rrugë nga vendet e Evropës Perëndimore për të ardhur në Kosovë për festat e fundvitit, po përballen me pritje të gjata në kufirin Kroaci-Serbi.

Një shikues i Klan Kosovës ka dërguar një video ku shihen pritjet e gjata në këtë vend.

Ai madje ka thënë se ka neglizhencë nga ana e policisë serbe.

Ndërkohë, në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë edhe sot pasdite ka pritje të gjata në Merdar dhe te Dheu i Bardh.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në Merdar pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në dy orë, kurse te Dheu i Bardhë deri në 40 minuta, shkruan Telegrafi.

Njoftohuni për pritjet në pikat kufitare të Kosovës në kohë reale përmes këtij LINKU