Mërgimtari me një porosi për mjekët kosovarë: Këta njerëz nëse kishin punu në Londër, kishin qenë drejtorë të spitaleve

13.03.2021 01:32:51

Nesër bëhen një vit që kur në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para me COVID 19 në Kosovë.


Në një lidhje direkte për emisionin #gjesi në T7 nga Klinika Infektive, njëri nga pacientët që kishte ardhur nga Londra në Kosovë ku edhe po trajtohet tash e katër javë ka pasur një porosi për mjekët.

“Shumë më mirë ndihem se ditën e parë që jam në Klinikë. Është java e katërt që jam i shtrirë”, ka thënë ky mërgimtar.

“Kushtet që i kanë këta, janë heronjtë e qytetit”, ka thënë tutje njëri nga pacientët e shtrirë që jeton në Londër, mirëpo po mjekohet në Kosovë.

“Këta njerëz nëse i kishim qit në Londër me punu, kishin me qenë drejtorë të spitaleve. Këtu ju i përbuzni i përqeshni, po unë ju tregoj kam përjetu një mrekulli që më kanë shëndoshë, për kushtet që ju i jepni edhe për kontributin që ne e bëjmë në shëndetësi, ky është mendimi i imi”, tha tutje ai.