Merkel dhe Macron i kërkojnë Rusisë lirimin e marinarëve ukrainas

28.12.2018 18:04:38
German Chancellor Angela Merkel (R) and French President Emmanuel Macron leave the Elysee Palace in Paris on July 13, 2017, after an annual Franco-German Summit. / AFP PHOTO / Patrick KOVARIK (Photo credit should read PATRICK KOVARIK/AFP/Getty Images)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkuan nga Rusia të lirojë marinarët ukrainas që ishin rrëmbyer së bashku me anijet e tyre muajin e kaluar në ngushticën Kërç, e cila lidh Detin e Zi me Detin Azov.

Moska ka akuzuar 24 marinarë për kalim të jashtëligjshëm të kufirit rus, raporton Reuters.

Ukraina shton thirrjet ndaj “Gjermanisë dhe aleatëve” për rritje të prezencës në Detin e Zi

Ukraina tha se Rusia kapi tre nga anijet e tyre dhe akuzoi Moskën për agresion ushtarak.

“”Ne kërkojmë një transit të sigurt, të lirë dhe të papenguar për të gjitha anijet përmes ngushticës Kërç dhe lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë detarëve ukrainas të ndaluar ilegalisht”, tha Merkel dhe Macron në një deklaratë të përbashkët.

Ukraina i jep fund gjendjes së luftës në rajonet kufitare

Pas kapjes së detarëve dhe anijeve të tyre, Kievi i ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë të marrin në konsideratë sanksione të tjera kundër Moskës. Rusia ka akuzuar Ukrainën për komplotimin me Perëndimin për të provokuar një krizë.