Merkel, konsiderohet si një nga personalitet udhëheqëse më të forta në botë

25.04.2020 22:11:09
BERLIN, GERMANY - NOVEMBER 28: German Chancellor and Chairwoman of the Christ Democrats Party (CDU) Angela Merkel adress the media during a press conference following the summit on diesel emissions with Mayors of the most polluted German cities on November 28, 2017 in Berlin, Germany. (Photo by Michele Tantussi/Getty Images)

Për kancelaren gjermane Angela Merkel po shkruhet e flitet aktualisht më mirë se kurrë më parë. Jo vetëm në Gjermani, por edhe në mjaft vende të botës, madje jashtë vendit edhe më shumë.

“Mediet në Izrael”, thotë Amichai Stein për Deutsche Wellen, “e konsiderojnë si një nga personalitet udhëheqëse më të forta në të gjithë botën”.

Sipas Stein në Izrael Merkel vlerësohet si një figurë udhëheqëse e cila e kupton situatën dhe di t’ua shpjegojë atë qartë njerëzve.

Vlerësimi nga Izraeli përkon me komentet e medieve, vlerësimet politike apo komentet në mediet sociale në të gjithë botën.

Gazeta “New Zealand Herald” shkruante se Gjermania dhe Merkel kanë dalë fituese” gjatë krizës dhe janë model me strategjinë e tyre në luftën kundër pandemisë.

Lëvdatat për të nuk i kanë kursyer as “Forbes” apo “New York Times”, has një lëvdata për Merkelin, në të cilat kritikohet indirekt presidenti Trump.

Në një koment për “Clarin”, gazeta e përditshme më e lexuar në Argjentinë, komentatori Ricardo Roa shkruan se ”65- vjeçarja, doktorë në fizikë, bijë e një pastori luteran dhe një mësueseje të latinishtes”, e cila u rrit në Gjermaninë Lindore, është një grua që edhe pas 15 vjetësh në krye të një fuqie madhore, sillet si një njeri normal edhe tani gjatë krizës së coronavirusit.

Merkel shkruan ai është ndër politikanet e pakët në mbarë botën që drejton, komunikon me saktësi shkencore, transmeton qetësi dhe pas çarmatos histeritë.

Roa thotë se kancelaria Merkel udhëheq me “me kthjelltësi dhe vendosmëri dhe përpiqet që t’i zgjidhë problemet dhe jo të shfrytëzojë problemet për të nxjerrë përfitime politike”.