Mes drithërimave, Man. United-Ajax në finale

11.05.2017 23:31:26

24 Maj në ” Friends Arena” të Stokholmit, Manchester United përballë Ajax. Kjo është finalja e sezonit 2016-2017 që vendos përballë dy prej skuadrave më legjendare të kontinentit. Dy skuadra që kanë fituar shumë në Europë dhe këtë vit kërkojnë lavdinë në Europa League ku “Djajtë e Kuq” nuk kanë arritur asnjëherë të shpallen fitues, ndërsa Ajax e ka fituar për herë të fundit këtë trofe në vitin 1992 nën siglën e Kupës UEFA. Skuadra e Jose Mourinhos hedh kështu një hap të madh për të siguruar biletën Champions League pasi një sukses i mundshëm në finale e katapulton direk në fazën e grupeve. Celta Vigo u dorëzua edhe në duelin e kthimit në “Old Trafford” ku barazoi mes drithërimave 1-1. Fillimisht vendasit kaluan në avantazh në pjesën e parë me Marouane Fellaini. Një goditje e saktë me kokë nga ana e mesfushorit belg që vulosi përfundimisht çështjen e kualifikimit.

Iberikët barazuan 4 minuta nga fundi me Roncaglian por ky gol rezultoi i pamjaftueshëm pas suksesit të anglezëve në sfidën e parë me rezultatin 1-0. Në këtë mënyrë, Manchester United dhe Jose Mourinho kanë mundësinë për të koleksionuar në palmaresin e tij një trofe që nuk e ka arritur asnjëerë më parë. Sfida tjetër Lyon-Ajax u dha të drejtë holandezëve që pavarësisht humbjes 3-1, u favorizuan nga ai sukses i thellë 4-1 në Johan Cruijf Arena” një javë më parë. Ishte Kasper Dolberg që në minutën e 27 i dha një goditje të rëndë skuadrës franceze.

Gjithsesi, pjesa e parë dhuroi edhe dy gola të tjerë që zgjuan shpresën e Lyon. Alexandre Lacazette nga pika e bardhë e 11 metërshit barazoi llogaritë, ndërsa në fundin e kësaj pjese shënoi një gol shprese.

Sërish Lyon me Rachid Ghezzal në minutën e 83 ngjalli panik për skuadrën e “Harkëtarëve”.

Një fitore pa vlerë për francezët, Ajax nuk lejoi që porta të prekej në minutat e mbetura, duke arritur finalen e madhe të 24 Majit. /supersport.al/