Mësimdhënësit nga Skenderaj përfundojnë trajnimin në Gjermani

02.12.2017 14:51:59

Mësimdhënës nga Shkolla Profesionale QKM në Skenderaj kanë përfunduar modulin e parë të trajnimit që është mbajtur në shkollën profesionale në Karlsruhe të Gjermanisë.

Trajnimi përmbante një kualifikim në aspektin e mësimit didaktik dhe praktik në profilin e ndërtimtarisë, duke mësuar nga sistemi dual i Gjermanisë.

Gjatë vitit të ardhshëm do të zhvillohen edhe trajnime të tjera.

Ky projekt mbështetet nga republika e landit Baden-Württemberg dhe implementohet nga Akademia e Landi dhe në bashkëpunim me shkollat profesionale në Baden- Wüttemberg dhe në koordinim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stuttgart.