Mësohet arsyeja e vrasjes së shqiptarëve në Bazel

15.03.2017 12:44:17
Mediat zvicerane kanë raportuar se e gjitha kjo ndodhi për shkak të vjedhjes së dy kilogramëve heroinë

Ditë më parë dy shqiptarë u qëlluan për vdekje, derisa njëri është plagosur rëndë. Por, cilat janë arsyet e vrasjes së një 28-vjeçari, një 39-vjeçar dhe plagosjes së 24-vjeçarit në lokalin “Cafe 56” në Bazel.

Mediat zvicerane kanë raportuar se e gjitha kjo ndodhi për shkak të vjedhjes së dy kilogramë heroine, shkruan ‘polizeiticker.ch’, përcjell albinfo.ch.

Kjo është sipas burimeve nga ‘20min.ch’, që ka raportuar në hollësi për këtë vrasje të dyfishtë.

Ndërkohë, ‘20min.ch’ bën të ditur se njëri nga viktimat ka qenë i përfshirë në vjedhjen e drogës, kurse tre viktimat ishin si turistë në Zvicër.

Autoritetet lokale nuk kanë dhënë shumë detaje, kurse eshtrat e shqiptarëve do të kthehen të mërkurën në Shqipëri.