Messi me deklaratë të pabesueshme për Ronaldon

17.01.2017 22:27:12

Të rralla janë rastet kur Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo flasin për njëri-tjetrin, por sa herë e bëjnë këtë, tregojnë respektin më të madh.

Kështu ka ndodhur edhe në intervistën e fundit që ka dhënë argjentinasi i Barcelonës.

Ai ka vlerësuar lartë Ronaldon, duke thënë se mes dyve ekziston një respekt i madh.

“Ka një respekt të madh të ndërsjelltë. E shikoj si një lojtar të madh, që ka arritur gjëra të mëdha, ashtu edhe siç është vet ai. Por motivimi im ka ardhur gjithmonë duke dashur të bëjë mirë për Barcelonën, Argjentinën dhe tifozët”, ka deklaruar Messi.