Mësuesi Fetah Rudi – simbol i lirisë

07.03.2019 09:38:18

Nga Binak Maxharraj

Sot është dita e mësuesit, festa e mesuesit. Mësuesi është njeriu më i dashur i popullit. Mesuesi është i pari ai i cili ia meson shkrim e lexim popullit,e ngritë dhe edukon atë.Mësuese është krenaria e popullit.Fjala mësues është fjala me e dashur për të gjithë në.Të gjithë kaluam përmrs duarve te mesuesit. Mësuesi respektohet nga nxënesit njësoj sikur prindërit e tyre. Mesuese nuk ndalej kurr,ai punonte edhe kur e kish te ndaluar,ai ua mesoi germat shqipe nxënësve edhe kur e kish te ndaluar. Mesuese gjitheherë u bani rezistencë regjimeve armike qe nuk lejonin te mësohet shqip.

Njeri nga këta mësuseit e dashur është edhe Fetah Rudi nga Malisheves. Mesuesi Fetah Rudi i hyri si i ri një pune shumë te veshtirë,shumë humane në edukimin e gjeneratave të reja.Nuk pushoi kurr,gjithëmonë ishte në shërbim të kombit.Por,mësuesi i dashur Fetah
Rudi ishte diçka edhe më shumë si mësues, ishte një aktivist i dhe veprimtar i dalluar.Në vitin 1989 kur regjimi serb e suspendoi Kushtetutn e viti 1974 dhe e shtriun ndikimin dhe dhunën në tërë Kosovën në sçen doli një njeri i urtë, një njeri i mençur për ti dal në
ndihmë popullit te vet. Ishte ky dr Ibrahim Rugova i cili e formoi LDK në vitin 1989.E beri këtë për ti dal zot populli.LDK në fillim i përngjante më shumë një Levizjeje popullore sepse gadi i gjithë populli u anëtarësue më gjithë familje ne te, ishin mbi 800 veta. Më këtë rast Rugova e ndau popullin nga regjimi serb i Millosheviqit, duke e  ndarë popullin nga regjimi serb dhe duke eorganizuar jeteën paralele te shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës.

Edhe mesuesi Fetah Rudi më deshirë iu bashkangjitë kësaj Lervizjeje popullore. E nisi aktivitetin e tij në LDK e Malisheves. Ishte një aktivist i madhë nuk ndalej në shërbim të popullit. Po, kur krisi pushka e parë në malet e Kosovës për ta çliruar Kosovën Fetah Rudi
ishte nder te paret qe iu përgjegj kushtrimit të kombit për çlirimin e atedheut.Si aktivist i LDK dhe i Ibrahim Rugoves ai u ba edhe ushtarë i dalluar i UÇK-se. Aktiviteti i tij në te gjitha veprimet nuk shihej mirë. Menjeherë pas luftes ai u arrestua, u burgos u maltretua pa
meshirshem nga Qendra e krimit të organizuar në Kosovë. E ndalin,e maltrtuan.e rrahën, por Fetah Rudi kurr nuk u dorëzu, ishte i pa trembur në rrugën e LDK dhe Presidentit Ibrahim Rugova. Iu kërcnauna njerezit më maska dhe pa maska hapats. I thanë:”tehiqu nga aktiviteti në LDK dhe Ibrahim Rugova nese donë ta shijosh lirin, sepse përndryshe do te
vrasim. Por tirimi nuk dorzohet para hijenave të zeza të cilët e kishin kapë Kosovën nga te gjitha anët, kërcnonin njerëzit të cilët nuk u nënshtroheshin.

Por, një ditë këto kërcnime drejtuar kohë pas kohe u banë realitet.Një diëtë dimri te ftohët dimri me 15 dhjetor 2000 derisa po këthehej nga një mbledhje të LDK në Prishtinë te cilën e drejtonte dr Ibrahim Rugova duke u këthyer për në shtepi,aty dikund afër “Urës së Bytyçëve” në Arllatë ndegjohen rafal krismat makabre e”tadhëtarve te kombit” te shkrepur mbi trupin e mesuesit,atedhetarit Fetah Rudi.Atë ditë i doli në ndihmë dhe shpetoi vetem fal Zotit të madh që nuk u vra anipse ishte ba shosh nga plumbat e “kopilave”mbeturinave të UÇKK. Pra Fetah Rudi sot jeton por i ngujuar në karrocë, sepse mbeti invalid përgjithëmonë. Por, pasiçe shteti është i kapur i zapuar nga këto hijena te dala nga Lufta, rasti i Fetah Rudit kurrë nuk u zbardhë.

Kështu përfundoi kjo storie për mesuesin e popullit, për veprimtarin e shquar të çështjës kombëtare, për anëatarin e devotshem dhe aktivistin e dalluar të Ibrahim Rugovës Fetah Rudin.

Pra sot mëssuesi Fetah Rudi anipse levizë me karroicë është më i fortë,nuk dorëzohet, vazhdon aktivitetin e tij, është plotë elen dhe nuk dorezohet.

Pra,me fat, gëzuar fetsa e Mesuesit o Fetah Rudi, paçë faqen e bardhe, sepse ti je krenaria e kombit, je simpol i lirisë.