“Meta është i paditur, i pashkollë”- Frrok Çupi akuza të forta Presidentit: I korruptuar, ai shpreson se…

08.10.2020 21:58:14

Analisti Frrok Çupi ka folur me tone të ashpra ndaj Presidentit Ilir Meta në studion e emisionit “Open”, duke e quajtur atë “të paditur, të pashkollë e të pakulturuar”.

Ai tha se Meta është “shumë i korruptuar”, duke theksuar se problemi i tij më i madh është nëse PD do ta fusë në aleancë.

Sipas Çupit, synimi i Metës është të bëhet kryetar i opozitës.

“Ilir Meta është nervoz, që vjen edhe nga një brumë i papërpunuar, është i paditur, i pakulturuar, i pashkollë. Këtë e kemi nga shoqëria ne, kemi kaluar një shoqëri me ide burrë i mirë, trim, gjaknxehtë. Kemi të bëjmë me një udhëheqje që po vdes, po vdes stili i tyre i vjedhjes. Iliri sot i ka nervat jashtë për arsye se ka shpërndarë aksionet. Aksionet politike i ka sa te Rama dhe te Basha, ndërsa aksionet financiare i ka te investitorët, është shumë i korruptuar, i hapur i kapur.

Aksionet politike janë të kredibilitetit të qeverisë, Presidenti është zero për ndërkombëtarët. Ka dhe një problem se ai shpreson te PS për një aleancë sado e vogël që të dalë LSI në zgjedhjet. Nervi më i madh është çfarë do jetë në PD. Nëse PD do të fusë në aleancë Ilir Metën, është kosto për PD. Nëse PD nuk do ta pranojë në vetvete, ky bëhet shumë i rrezikshëm, në rrugë, me ata anëtarët e LSI. Ilir Meta shpreson te dhuna dhe nëse Basha e pranon si aleat, PD pëson humbjen e fundit. Ilir Meta ka synim të bëhet kryetar i opozitës”, tha ai.