Meta: Fillimi i seancës peng i Hashim Thaçit, ai po bën korrigjimet e fundit në Draft-rezolutë

15.12.2018 16:18:19

Bardhyl Meta, ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se nuk ka pajtueshmëri ndërmjet partive politike që kanë thirrë seancën e jashtëzakonshme sa i përket Draft-rezolutës së PSD-së rreth çështjes së dialogut.

“Po shihet prej vonesës se nuk ka pajtueshmëri. Ata po e presin ‘izën’ e Hashim Thaçit, i cili tashmë po bën korrigjimet e fundit në këtë Draft-rezolutë”, ka thënë Meta në edicionin special të Klan Kosovës.

“PSD të gjitha këto veprime po i bën që të marrë hise në qeverisje, ata po bëhen patericë e pozitës”.

“Sot nuk do të formohet një delegacion që del nga Kuvendi i Kosovës, po të ndodhte kjo aty do të duhej të ishte edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Një delegacion çfarëdo që të jetë ai, sepse nuk mund t’i vendosi emër – po të jetë shtetëror do të duhej të përfshinte të gjitha shtresat e shoqërisë”, tha Meta