Meta i jep përkrahje Kadri Veselit për çështjen e demarkacionit

20.02.2017 17:44:20

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po qëndron në një vizitë në Shqipëri ku është takuar me homologun tij nga shteti shqiptar, Ilir Meta.

Kryetari i Kuvendit Shqiptar, Ilir Meta i ka dhënë përkrahje Veselit në lidhje me çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Meta gjithashtu është shprehur i vendosur në vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kurse ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë e ka cilësuar si të papranueshëm.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Kadri Veseli do të takohet edhe me liderë tjerë shtetërorë.