Meta pas homazheve për Moikom Zeqon: Kam mësuar shumë prej tij, ja pse do të më mungojë edhe më shumë

20.06.2020 12:24:06

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në homazhet në nder të studiuesit, shkrimtarit dhe politikanit

Presidenti Ilir Meta ishte i pranishëm në homazhet në nder të studiuesit, shkrimtarit dhe politikanit, Moikom Zeqo.

Pas homazheve, Meta la edhe një shënim të gjatë në librin e kujtimeve për nder të Moikom Zeqos. Ndërsa për median, presidenti u shpreh se “ka mësuar shumë prej tij, dhe se do t’i mungojë edhe më shumë në të ardhmen”.

Fjala e Metës

Moikom Zeqon që jo vetëm e kam lexuar përpara se ta njoh në një moshë shumë të re por edhe ta njoh nga afër në momente tepër të vështira dhe të mësoj prej tij mjaft, ai është nga ata njerëz që për njohuritë, dijet, në fushat nga më të ndryshmet janë shumë të rrallë, aq më tepër për një vend si yni, por edhe më të rrallë atë e bën çka është edhe arsyeja që do ta ndiej mungesën e tij edhe më shumë në të ardhmen, fakti që ai dijet i vuri në shërbim të kauzave më të mëdha, kombëtare, publike dhe gjithmonë në shërbim të së vërtetës.

Sot po lexoja në mënyrë të veçantë një shkrim të Spiro Dedes, siç kam lexuar reagime të shumë personaliteteve, dhe ai kujtonte se si 50 vite më parë kur Zeqo kishte disa përfytyrime që dukeshin si imagjinare, bashkëmoshatarët e tij shumë të rinj në atë kohë habiteshin, ai i thoshte, ju nuk shihni. Ajo që e dallonte atë si misionar ishte që ai kishte përfytyrim dhe vështrim shumë largpamës, ai gjithmonë u vendos në anën e duhur të historisë, zhvillimeve dhe kjo është arsyeja që sot të gjithë e ndjejnë që kanë humbur diçka nga vetja, i dha shoqërisë shumë më tepër sesa mori prej saj, dhe padyshim që është një personalitet që dha atë kontribut të jashtëzakonshme për mbrojtjen e shkëlqyer që i ka bërë historisë, kulturës e trashëgimisë, por edhe për atë vështrim kritik që kërkonte gjithmonë një Shqipëri më të drejtë, përfshirëse, humane, në shërbim të qytetarëve më të thjeshtë për të gjitha këto do të mbetet një personalitet frymëzues për të gjithë e uroj për gjeneratën më të re.

Për kontributin në PS

Kur thashë që ai thoshte nuk shihni, këtë mund ta ilustroj më një fakt kuptimplotë, ishte personalitet që kalonte me lëvizjen demokratike, por nuk mohoi bindjet e veta dhe karakterin e vet se ishte i majtë në bindjet e tij, por i majtë me bindje të forta demokratike dhe këtë e tregoi gjithë jetën dhe ishte ndër kontribuesit kryesore të hapjes së PS, mbështetjes së të rinjve si puna ime, por edhe Majko e të tjerë për transformim të së majtës.

Edhe brenda familjes politike qëndroi personalitet si rrallë të tjerë, gjithmonë kritik, parimor, një personalitet i cili ishte problematik me pushtetin, por i dashur dhe i adhuruar nga njerëzit.