Meta porosit që Demarkacioni të mbyllet

07.11.2017 19:55:12

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës së zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka porositur që Demarkacioni me Malin e Zi të kalohet sa më parë.

 

“Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, të mbyllet. Republika e Kosovës nuk ka kohë të humb më tepër. Politikanët kosovarë duhet të shohin larg dhe të mos i lënë proceset të pambaruara. Nuk do të lodhem së përsërituri këtë”, ka thënë Meta.

Ai ka përsëritur edhe mbështetjen e shtetit shqiptar në proceset e reja progresive rreth diasporës.

Në takimin e dy qeverive asaj shqiptare dhe kosovare më 27 nëntor, janë planifikuar dhe nënshkrimi i tri marrëveshjeve të dy ministrive të Diasporës të të dyja vendeve.