Meta reagon ndaj presidentit grek: Qëndrimet e tij nuk sjellin energji pozitive

08.02.2018 10:41:20

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta reagoi ndaj komenteve me tone luftarake të homologut grek, Pavlopulos.

Në një intervistë për “Albanian Daily News”, ai tha se qëndrimet e presidentit grek nuk sjellin energji pozitive

Pavlopulos nuk është në sintoni me ministrat e jashtëm të dy vendeve, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias”.

“Deklaratat e tij nuk i përgjigjen partneritetit,” tha Meta.

“Duhet të ruajmë qetësinë dhe respektin reciprok,” theksoi presidenti shqiptar.