Meta: Shqipëria nuk ka radikalizëm fetar, por politik; shembull i harmonisë fetare

23.09.2016 09:29:23

Kryeparlamentari Ilir Meta ka marrë pjesë në punimet e komunitetit të “Pace”. Në fjalën e mbajtur Meta deklaroi se shqiptarët janë dëshmi e bashkëjetesës fetare. Sipas tij, vendi ynë nuk ka radikalizëm fetar, por për fat të keq ka radikalizëm politik.

Në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë probleme me radikalizmin fetar, por për fat të keq kemi pasur probleme me radikalizmin politik.  Katolikët dhe myslimanët urojnë njëri-tjetrin. Bashkëjetësa është sfida jonë në të gjitha drejtimet”, theksoi Meta.