Meta: Të punojmë për zhvillimin konkret ekonomik

04.12.2016 16:34:06

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në fjalën e tij në Konventën Kombëtare Zgjedhore të partisë që drejton, deklaroi se LSI-ja është një alternativë më realiste dhe që fton arsyen në debatin politik.  Ai tha se prioritet duhet të mbetet zhvillimi ekonomik i vendit, duke investuar siç theksoi jo vetëm nga pikëpamja mediatike në sektorë të caktuar por financiarisht.

“LSI-ja i përgjigjet në pararojë ndryshimeve transformuese për vendin tonë dhe se objektivi është të punohet për një Shqipëri më evropiane, duke patur një LSI edhe më evropiane. Ju ftoj të punojmë për një Shqipëri akoma më evropiane, e cila mund të bëhet e tillë duke patur një LSI edhe më evropiane dhe unë mendoj që kjo konventë kontribuoi dhe ndihmoi për një LSI shumë më cilësore për të ardhmen, për një LSI që do të ndihmojë për forcimin e institucioneve demokratike në vend, për një LSI që do të ndihmojë për një zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm dhe më transparente dhe më të prekshëm për çdo qytetar.

Për një orientim më të qartë të politikave ekonomike, duke iu dhënë prioritetin e duhur jo vetëm mediatik, por edhe buxhetor sektorëve më të rëndësishëm për rritjen ekonomike të vendit, bujqësisë, turizmit, duke rritur cilësinë e sistemit arsimor dhe duke u thelluar shumë më tepër për arsimin profesional”, tha Meta.