Meta: Vendimtare që Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun

08.04.2019 20:51:33
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kërkuar rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Facebook, Meta ka thënë se këto dy vende duhet të nisin dialogun.

“Vendimtare që Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun duke synuar marrëveshjen përfundimtare të qëndrueshme e të zbatueshme, respektimin e vlerave të Bashkimit Europian, normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. #OSCE #OSCEPA”, ka shkruar Meta.