Meta: “Vetting”-u, proces që do të zbatohet së shpejti

09.11.2016 16:17:45

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e BE-së për raportin e Bashkimit Europian për Shqipërinë për hapjen e negociatave drejt procesit të integrimit të vendit.

Meta tha se kërkesa e BE-së për zbatimin e reformës në drejtësi dhe të ligjit të “Vetting”-ut para së gjithash do të plotësohet së shpejti.

“Rekomandimi pozitiv për Shqipërinë nga Bashkimi Europian është një lajm shumë i mirë për shqiptarët. Duhet theksuar angazhimi i palodhur i komunitetit ndërkombëtar për përmbushjen e këtyre detyrimeve.  Kjo na jep më tepër përgjegjësi si përfaqësues të zgjedhur të popullit shqiptar për të përmbushur plotësisht 5 prioritetet kyçe dhe treguar rezultatet të dukshme dhe të shpejta për zbatimin e reformës në drejtësi, si një nga sfidat kryesore drejt integrimit në BE, – u shpreh kyeparlamentari. – “Vetting”-u është një proces që do të ndodhë së shpejti dhe ne do të vazhdojmë më pas me zbatimin e veprimit si hapi i parë i kësaj reforme, por edhe si një kërkesë e qartë e BE për të ecur drejt një date për anëtarësim. Jam optimist për një vendim të drejtë në muajin dhjetor të këtij viti”.