Meta ‘zbulon’ terapinë efektive ndaj koronavirusit: Po jep rezultate, kërkoni ndihmë nga Italia dhe aplikojeni në Shqipëri

10.08.2020 18:41:31

Presidenti Ilir Meta ka nxitur institucionet e Shëndetit në Shqipëri të aplikojnë terapinë me plazmë për pacientët me COVID-19, pasi sipas tij, ky trajtim po jep efekte pozitive.

“Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj“, shkruan kreu i shtetit.

Presidenti bën thirrje për të kërkuar ndihmën e Italisë për vënien në zbatim të këtij protokolli.

“Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli.

Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të sukseshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë”, shkruan presidenti në Facebook.

Meta 'zbulon' terapinë efektive ndaj koronavirusit: Po jep