Sinisa Mihajloviç rikthehet të trajnojë, teksa këtë herë do të provojë një eksperiencë të re, larg kampionatit italian, ku u promovua dhe drejtoi disa skuadra.
Ish qendërmbrojtësi serb ka pranuar të marrë drejtimin e Sportingut të Lisbonës në Portugali, një skuadër që sezonin e fundit ka shfaqur probleme të shumta.
Presidenti i klubit i ka besuar pikërisht serbit detyrën për të “future në shina” një grup lojtarësh që ka shfaqur shumë probleme gjatë sezonit që sapo u mbyll.
Kjo do të jetë eksperienca e parë e Mihajloviç jashtë Italisë, pasi ka drejtuar në Serinë A skuadra si Milani, Sampdoria dhe Torino, prej të cilës u shkarkua në fillim të vitit 2018.