Mikullovci ua dërgon edhe zyrtarisht partive ftesën për takimin konsultativ

14.08.2017 15:44:46
Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit, Adem Mikullovci ua ka dërguar zyrtarisht subjekteve politike ftesën për takimin konsultativ.

Takimin konsultativ është paraparë të zhvillohet të mërkurën me dallim nga ora 10:00, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë takim do të marrim pjesë përfaqësuesit e koalicionit PAN, dhe ata të koalicionit LAA, por jo edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes.

Ky takim konsultativ u caktua pasi sot për të pestën herë u vazhdua seanca konstituive, por që sërish nuk u zgjodh kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.