Milaim Zeka, a mos ke gisht edhe ti në vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit?

19.10.2016 20:17:14

Nga Rexhep Kastrati

Milaim Zeka, ka sharë me nënë të gjithë ata që e kanë kritikuar Edi Ramën. Pak ditë më parë, Nexhat Daci ka thënë se Hashim Thaçi e ka sharë me nënë. Vetëm kaq, për të kuptuar se Hashimi dhe Milaimi janë njësoj, dhe janë njësoj edhe kur në dukje janë kundër njëri-tjetrit. Por kjo nuk ka të bëjë thjesht me natyrën e njëjtë që mund të kenë, apo ndoshta Milaimi i është më rafiunuar, pasi ql ka përvojë të madhe sesa Hashimi, por ka të bëjë me faktin se ai për Edi Ramën është në gjendje të shajë edhe me nënë. Dhe kjo është edhe më e rëndë se sharja e Jabllanoviqit, por edhe më e rëndë se edhe ofendimi kolektiv i Bojken Abazit. Është kështu për faktin se, Milaimi, ndonëse rrugaç është paraqitur moti, kur gazetaret e shkreta i quante lopë, me ngritjen e nivelit të ligjëratës rrugaçërore në nivel të perversitetit publik dhe mediatik, po jep shenja të qarta të një krize të brendshme psikike që mund të eskalojë edhe në nivele më të rënda. A bëhet fjalë për makthe për kohën e viteve ’80 të shekullit të kaluar, për vitet ’90 të shekullit të kaluar? A bëhet fjalë për makthe nga përfshirja eventuale në krime politike, sidomos në krime që kanë goditur oficerë të FARK-ut që nga ministri i Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi e të tjerë? A mos ka frikë se mund të jetë një nga ata që do të vizitojnë Gjyakën speciale, qoftë si i akuzuar, apo edhe si dëshmitar? Dhe janë këto pyetje, përgjigjet e të cilave pritet të merren vesh gjatë kohëve në vijim, kur edhe do të nisë të funksionalizohet Gjykata speciale, por edhe kur do të thellohet ligjërata (vetë)demaskuese e ish-komandantëve të të gjitha krahëve, dhe kur lufta kundër krimit të organizuar do të mund të fillojë të japë rezultate. Megjithatë, sharja me nënë e gjithë atyre që e kanë kritikuar Edi Ramën, e që si disponim dhe si opinion është e shumicës absolute e shqiptarëve, është vërtet një nivel perveristeti dhe rrugaçërie që nuk e ka pasur më parë Milaimi. Nëse ka makthe, nëse ka frikë, nëse ka zëra që nuk e lënë të flejë natën, atëherë mund të provojë të shkojë te Burdushi, apo edhe te Gazmend Male. Ishallah nuk bën vetëvrasje, se helbete mund të ketë në gjene, edhe këtë farë punën e vetëvrasjes!