Milazim Krasniqi: Nëse BDI bën koalicion me VMRO-n, amniston krimet e Gruevskit

29.01.2017 22:24:06

Në selinë e VMRO-DPMNE është duke u mbajtur mbledhja e kryesisë së partisë me partnerët e koalicionit, nga e cila mbledhje pritet të konfirmohet ndonjë vendim në lidhje me negociatat me BDI-në për të formuar Qeverinë e re.

Publicisti Milazim Krasniqi, për këtë çështje i ka thënë lajmi.net, se vet fakti që vetëm dy orë para skadimit të afatit të mandatarit Gruevski për formimin e qeverisë dhe nuk ka vendim definitiv të BDI-së, tregon krizën e thellë që ka pllakosur BDI-në.

“Fakti që vetëm dy orë para skadimit të afatit të mandatarit Gruevski për formimin e qeverisë, ende nuk ka një vendim definitiv të BDI-së, tregon krizën e thellë që ka pllakosur BDI-në. BDI gjatë tërë ditës është tallë me shqiptarët, herë duke u thënë se u arritë marrëveshja e herë se ende nuk është vendosur asgjë”, tha Krasniqi.

Sipas tij, BDI, nuk e ka të lëhtë të mërr vendim sepse nëse hyn në koalicion me Gruevskin, ajo tradhton elektoratin e vet, por edhe deklaratën që ka firmosur me partitë e tjera shqiptare.

“Në fakt BDI nuk e ka lehtë të marrë vendim. Pse? Sepse nëse hyn në koalicion me Gruevskin, ajo tradhton elektoratin e vet, tradhton edhe deklaratën që ka firmosur me partitë e tjera shqiptare në Maqedoni. Bile, në një mënyrë tradhton edhe Edi Ramën e Hashim Tha;in, që kanë qenë lehtësues të arritjes së asaj deklarate mes partive shqiptare”, u shpreh ai.

Më tutje, Krasniqi tha, se nëse BDI bën koalicion me VMRO-n, faktikisht amniston krimet e deritashme të Nikolla Gruevskit.

“Definitvisht mud të thuhet se nëse BDI bën koalicion me VMRO-n, faktikisht amneston krimet e deritashme të Nikolla Gruevskit dhe partisë së tij antishqipatre dhe ia jep edhe një mundësi të re që ajo të vazhdojë krimet kundër shqiptarëve në Maqedoni. Ndoshta në një mënyrë më të modifikuar, por esencialisht të njëjtë. Arsyetimi se gjoja me atë koalicion mund të fitohet statusi i gjuhës shqipe në gjithë Maqedoninë, do të jetë vetëm një gjethe fiku për ta fshehur mashtrimin e BDI-së që i bëhet elektoratit po edhe gjithë shqiptarëve. Gruevski edhe më parë ka dhënë premtime, por nuk i ka mbajtur kur kanë qenë në pyetje të drejtat e shqiptarëve”, tha në fund Krasniqi.