Miliona ndjekës, Xherdan Shaqiri është “mbreti” i Zvicrës

22.12.2016 17:31:30

Xherdan Shaqiri në shtrat. Xherdan Shaqiri “topless” gjatë pushimeve. Xherdan Shaqiri relaksohet në një dhomë hoteli me kolegët e kombëtares, Mehmedi dhe Kasami. Ndërsa klubet dhe lojtarët e tyre po bëhen gjithnjë e më të mbrojtur nga media, intervistat preferojnë t’i bëjnë vetëm në kanalin e vet të “PR”, yjet bëjnë të kundërtën. Përmes mediave të tyre sociale shpalosin për tifozët sa më shumë njohuri për jetën private, si kurrë më parë! Facebook dhe Instagram janë bërë të famshëm, kanalet më të rëndësishme të komunikimi

Një jetë pa mediat sociale? E pamundur sot! Edhe për “Nati-Stars”, kjo duket e pamundur! “Njerëzit e famshëm nuk mund ta përballojnë jetën, nëse u mungojnë mediat sociale. Ju mund të arrini më shumë ndjekës përmes këtij kanali komunikues se në një shfaqje televizive, apo të japësh intervista”, – thotë Sven Ruoss, Drejtor i Studimeve për Menaxhimin e Medias Sociale në Universitetin e Ekonomisë, në Cyrih. Mbreti absolut i mediave sociale te “Nati-Stars” (kombëtarja e Zvicrës) figuron Xherdan Shaqiri!

Asnjë lojtar tjetër zviceran nuk ka arritur në internet më shumë ndjekës, sa “xhuxhi” i magjishëm. 1.98 milionë tifozë e ndjekin atë në Facebook, 1 milion në Instagram (platformë fotosh). Fotoja e tij gjatë golit kundër Polonisë, në finalet e “Euro 2016”, është bërë “like” nga 78 400 persona. Shaqiri në rroba banje është pëlqyer nga 51100 tifozë. Gjithçka bëhet edhe në funksion të publicitetit. Kështu, Xherdan Shaqiri mbart orën e sponsorit të tij, Hublot, në çdo foto të tij private. Shkruan “Blick.ch”