Milloshoski: As Janeva as Zaevi nuk dinë të sqarojnë pse është tërhequr akuza për rastin ‘Puç’

23.01.2017 15:38:14

Anëtari i BK të OBRM-PDUKM, ka reaguar pas tërheqjes së akuzës për rastin ‘Puç’, duke theksuar se është shumë indikative heshtja nga Katica Janeva dhe Zoran Zaev

“Katica Janeva është tërhequr nga rasti ‘Puç’ me shpjegim të turpshëm se faktet e paraqitura në aktakuzë ishin në kundërshtim me provat e supozuara me të cilat ajo i ka siguruar për dy subjekte tjera. Por të kujtojmë se provat i ka vlerësuar gjyakat, Katica Janeva aktualisht është prokurore, por ende nuk është gjyqtare. Edhe PSP është autoritet prokurorial, dhe jo këshill gjyqësor”, tha Milloshoski.

Sipas Milloshoskit, po të ishte Zoran Zaev i pafajshëm do të kërkonte trajtim gjyqësor të këtij rasti, dhe po të ishte Katica Janeva prokurore profesionale, ky rast do të zhvendosej në gjykatë dhe do të dilte në një seancë për të prezantuar provat në rolin e prokurorit.