Milloshoski: PSP-ja, dorë e zgjatur e LSDM-së

30.10.2016 16:51:53

OBRM-PDUKM-ja akuzon Prokurinë Speciale Publike se edhe njëherë ka treguar se është dorë e zgjatur e LSDM-së. Kështu thotë Antonio Milloshoski në konferencën për shtyp.

Sipas tij, PSP-ja ka filluar që të thërret sa më shumë anëtarë të OBRM-PDUKM-së për të dhënë deklaratë, dëshmi, ose ndonjë tregim nën trysni ose shantazh.

Milloshoski thotë se Katica Janeva e ka forcuar aktivitetin e saj, së bashku me kuadro të LSDM-së, që sipas tij, kanë për qëllim të veprojnë sa më paturpshëm ndaj anëtarëve të OBRM-së. Ai shtonë se me trysnitë e PSP-së, tentohet që të detyrohen njerëzit që të jepen deklarata të rejshme, në lidhje me lëndë të caktuara, që sipas Milloshoskit, PSP-ja i ka përgatitur politikisht.