Milorad Dodik: Mitrovica Veriore i takon Serbisë

07.01.2017 18:46:29
“Ekziston ideja e madhe për të ndarë Republikën Serbe dhe të bëjë një bashkim me Serbinë së bashku me katër komuna të Kosovës. Së bashku me të shkon edhe rivendosja e kufirit serb me Malin e Zi”.
Kështu ka thënë presidenti i Republikës serbe të Bosnjës, Milorad Dodik në një intervistë për Kurir, transmeton lajmi.net.

Dodik nuk  e ka fshehur se do të ishte i kënaqur që Republika Serbe dhe Serbia të shndërrohen në një shtet, duke shtuar se i ftuari kryesor në Banja Llukë do të jetë presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq.

I pyetur për ridefinimin e kufijve në Ballkan dhe se a do e “përpinte” idenë e krimit të Shqipërisë së madhe, propozim ky nga Timothy Wood, Dodik ka thënë se Kosova është një çështje e dhimbshme, pa dashur të jepte më shumë koment, transmeton lajmi.net

“Kosova është një çështje e dhimbshme, por ne kemi nevojë të hapim dialog me kombin serb. Katër komunat (Leposaviqi, Zvecani, Zubin Potoku dhe Veriu i Mitrovicës), duhet të mbetën pjesë e Serbisë”, është shprehur Dodik.

Ai beson se ende nuk është vonë për ndarjen e Kosovës.

“Besoj se nuk jemi vonë, ky bashkim do të jetë i kënaqshëm. Do të vij koha kur serbët që janë poshtëruar, të iu plotësohet dëshira e tyre. Kjo është zona ku shqiptarët e kanë të pamundur të krijojnë qeveri, pavarësisht nga idealizmi që disa përpiqen ta shpërndajnë këtu në Serbi”, ka thënë Dodik.