Ministri Abrashi: Këshilli Federal Zvicran, vlerëson se Kosova dukshëm ka zhvilluar legjislacionin në fushën e sigurimeve sociale

16.11.2016 22:02:27

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka dhënë informacione më të plota për çështjen e pensioneve të shtetasve të Kosovës në Zvicër. Z. Abrashi njofton se Këshilli Federal i Zvicrës ka mandatuar departamentin Federal të Punëve të Brendshme për të negociuar me Kosovën për çështje të sigurimeve sociale.

Ky është postimi i plotë i ministrit Abrashi: 

Këshilli Federal i Zvicrës, sot në mbledhje mandatoi departamentin Federal të Punëve të Brendshme të filloj negociatat mbi një marrëveshje për sigurimet sociale me Kosovën. 

Një marrëveshje e tillë do të mundësoj që shtetasit kosovarë, përsëri të pranojnë pagesat pensionale dhe invalidore jashtë shtetit. 

Këshilli Federal Zvicran, vlerëson se Kosova dukshëm ka zhvilluar legjislacionin në fushën e sigurimeve sociale. 

Reformat e ndërmarra në fushën e pensioneve po japin rezultatet e para. Kosova dal ngadal do bëhet një shtet modern dhe i barabartë evropian. 

Janë mbi njëqind mijë Kosovarë që jetojnë në Zvicër. 

Urime të gjithëve!