Ministri Abrashi paralajmëron rritje të kujdesit për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë

17.04.2017 20:12:48

Ministri Abrashi ka njoftuar për rritjen e kujdesit ndaj personave të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Këtë e ka bërë nëpërmjet një postimi në facebook, ku edhe ka njoftuar për një vizitë bashkë me kryeministrin Mustafa në selinë e shoqatës HandiKOS, me të cilët do të bisedojnë edhe për ligjin për të statusin dhe të drejtat e persoanve paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

“Statusi dhe drejtat e personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik, nga nesër në nivel më të avancuar

Nesër, së bashku me Kryeministrin Mustafa, do të vizitojmë Shoqatën HandiKOS. Pas një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm ndërmjet Ministrisë dhe Shoqatës Handikos, posaçërisht në projektin e funksionalizimit të punëtorisë për montimin e karrocave, nga nesër, bashkëpunimi dhe kujdesi i institucioneve publike ndaj kësaj kategorie, ngritet në nivel më të avancuar.

Falenderoj tërë ekipin e HandiKOS dhe gjithë ata që kanë qenë të angazhuar për Ligjin për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik.” – thuhet në postimin e ministrit Abrashi.