Ministri Abrashi paraqiti të arriturat e MPMS gjatë vitit 2016

31.12.2016 15:10:39

Ministri i MPMS-së, Arban Abrashi mbajti konferncn e fundvitit me gazetarë Në këtë konferencë, ministri Abrashi  foli për punën që është bërë në evidentimin e vendeve të punës, për trajnimet për aftësim profesional, për reformën në skemën pensionale. Miratimi i ligjit të ndryshuar për veteranët tërhoqi vëmendjen edhe për shkak të polrmikave dhe aktualitetit. Lidhur me interesimin e fokusi.org për mundësinë që te ketë ndonjë projekt të përbashkët me MASHT për socializimin apo risocializimin e adoleshentëve, ministri Abrashi e konsideroi si çështje e kompetencave pasi që këto janë kompetenca të nivelit komunal, por ftoi që e gjithë shoqëria të merret me çështjen e dhunës në familje.

Më poshtë po japim postimin e ministrit Abrashi, ku janë evidentuar disa nga sukseset dhe punët e realizuara gjatë vitit 2016:

“Përmbyllja e suksesshme e 2016!

Sot për media prezantuam të arriturat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, të cilat do t’i përmblidhja si mëposhtë:

1. Janë identifikuar mbi 14 mijë vende të lira pune;
2. Ka ndodhur kategorizimi i mbi 41 mijë shfrytëzuesve të pensionit kontributpagues që tani variojnë mes 158 euro minimale dhe 230 euro maksimale;
4. Me pastrimin dhe largimin nga lista të atyre që nuk jetojnë në Kosovë, janë kursyer mbi 10 milion euro;
5. Janë përkrahur mbi 26 mijë familje me ndihmë sociale, më gjithsej 107 mijë anëtarë;
6. Kanë kaluar 4 ligje, përfshirë ligjin për veteranët;
7. Është përpiluar dokumenti i veprimit për IPA 2016, ku përfshihen 3 projekte me vlerë 8 milion euro;
8. Janë realizuar mbi 6700 inspektime;
9. Janë trajnuar mbi 7 mijë punëkërkues;
10. Është zyrtarizuar sistemi i performancës, është njohur stazhi për punëtorët e arsimit, vitet ’89-’99, negociata me Belgjikë, Zvicër, janë ofruar shërbime sociale për 420 raste dhune në familje, dhe shumë e shumë veprime e rezultate tjera.

Për vitin 2017 kemi vendosur objektiva në fushën e punësimit, luftimin e informalitet, fuqizimin e rinisë, grave, përfshirjen dhe mbrojtjen sociale sa më efikase.

Ju faliminderit për mbështetje!”