Ministri, Behgjet Pacolli: Për taksën duhet të ulemi të flasim pastaj të hiqet

06.03.2019 13:35:55
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se Kosova nuk ka çfarë të japë në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Kryediplomati kosovar, në konferencën e përbashkët me homologun nga Malta, ka folur edhe për tarifën 100% ndaj Serbisë.

“Për taksën duhet të ulemi të flasim, pastaj të hiqet”, është shprehur Pacolli.