Ministri, Enver Hoxhaj: Kosova qëndron pranë popullit britanikë

Ministri, Enver Hoxhaj: Kosova qëndron pranë popullit britanikë

04.06.2017 11:36:34

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka dënuar ngjarjet e mbrëmshme në Londër duke shprehur pikëllimin e thellë.

Hoxhaj ka shprehur ngushëllime familjeve dhe miqve të viktimave. Ai ka thënë se Kosova qëndron pranë popullit dhe qeverisë britanike.

“Thellësisht i pikëlluar nga ngjarjet e tmerrshme në Londër. Ngushëllime miqve dhe familjeve të viktimave. Kosova qëndron pranë popullit dhe qeverisë britanike”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.