Ministri Hoti: Jam i lumtur që sot, pas një pune të gjatë, po arrijmë që qytetarëve të Prishtinës t’ju mundësojmë një trafik urban më modern

11.01.2017 17:21:19

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka marr pjesë sot në ceremoninë e fillimit të punës së 51 autobësve që komuna e Prishtinës i ak blerë në bazë të Garancive Shtetërore të dhënë nga Ministria që drejton.

Me këtë rast, ministri Hoti tha:”Jam i lumtur që sot, pas një pune të gjatë, po arrijmë që qytetarëve të Prishtinës t’ju mundësojmë një trafik urban më modern”.
Marrëveshja për Garanci Shtetërore, e cila është kërkuar nga “Trafiku Urban” dhe është negociuar nga ekipi i kryesuar nga Ministria e Financave, garanton kredinë që Trafiku Urban ka marrë për blerjen e 51 autobusëve.
Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave do të mbështesë projekte të tilla edhe në qendrat e tjera të Kosovës, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë dhe Mitrovicë.