Ministri Hoti: Kush ka aq guxim sa të sulmojë me mjete lufte Kuvendin e Kosovës?

05.08.2016 12:27:28

Ndaj sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në facebook. Z. Hoti, e quan “institucion të shenjtë” Kuvendin e Kosovës, dhe i shtron disa pyetje që i konsideron “elementare në këtë debat”. Postimin e tij të plotë mund ta lexoni më poshtë:

“Me gjithë mospajtimet dhe tensionet e kohëpaskohshme që ka, Kuvendi është institucion i shenjtë i përfaqësuesve të popullit.
Kush ka aq guxim sa të sulmojë me mjete lufte Kuvendin e Kosovës? Kujt i intereson kaosi dhe ndërprerja e funksionimit normal të Kuvendit të Kosovës? Këto janë dy pyetjet elementare në këtë debat.”