Ministri Hoti: Me ministren Hykmete Bajrami dhe kryetarin Lutfi Haziri prezantuam politikat e reja fiskale para biznesve te Gjilanit

20.12.2016 18:52:43

Keto politika do te avancojne me tutje kushtet e te berit biznes ne Kosove. Sivjet fale reformave ne ATK kemi permiresuar poziten e Kosoves ne rangimin nderkombetar per 34 vende sa i perket pageses se taksave. Nderkaq, ne Dogane kemi permiresuar poziten e Kosoves per 8 vende si rezultat i permiresimit te kushteve per tregtine pertej kufijve.

Kjo pako e re përfshinë shtatë masa:

1) zgjerimi i listës së lëndëve të para që lirohen nga tatimi doganor;

2) heqja përfundimtare e normës së akcizës në mazut që përdoret për qëllime të prodhimit;

3) ndryshimi dhe plotësimi i listës së produkteve që i nënshtrohen normës 0 për qind apo normës së reduktuar 8 për qind të TVSH-së;

4) nxjerrja përfundimisht e udhëzimit administrativ për pushimet tatimore që derivon nga Ligji për të ardhurat e korporatës që ka hyrë në fuqi në shtator të vitit të kaluar;

5) nxjerrja e akteve legjislative për kontrollin dhe shënjimin e miellit që është në qarkullim të lirë në Kosovë për të ruajtur dhe rritur sigurinë për konsumatorët dhe për prodhuesit dhe importuesit e po ashtu për të zvogëluar tregun informal në Kosovë;

6) nxjerrja e akteve nënligjore për trajtimin e humbjeve nga prishja, avullimi apo humbja e peshës në disa produkte;

7) krijimi i disa kodeve të reja doganore për disa produkte në bazë të kërkesave të vazhdueshme që vijnë nga odat ekonomike.