Ministri Hoti: Rriten me 118 milionë euro të hyrat në Doganë dhe Administratë Tatimore

29.08.2016 11:53:46

Minstri i Financave, vazhdon të jetë transparent përballë opinionit, duke informuar vazhdimisht për punën që pobën minstria që drejton. Në një postim në facebook, ai ka informuar se gjatë periudhës buxhetore deri më 25 gusht, të hyrat doganore dhe tatimore janë rritur për 118 milionë euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ky është postimi i tij i plotë:

Deri më 25 gusht, Dogana ka mbledhur 663.3 mil euro që është 88.8 mil euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkaq, Administrata Tatimore ka mbledhur 245.4 mil euro, apo 29.2 mil euro më shumë se vitin e kaluar. Rritja mesatare në të dyja këto agjenci është rreth 15% krahasuar me vitin e kaluar.

Dëshiroj të falënderoj shumë të gjithë zyrtarët doganorë dhe tatimore për angazhimin e jashtëzakonshëm, në veçanti aksionet e fundit të tyre të mbështetur nga policia, për të luftuar kontrabandën dhe krimin ekonomik. Në javën në vijim, aktivitetet do të shtohen edhe më tepër në luftimin e informalitetit dhe kontrabandës.

rritjaetëhyrave