Ministri Hyseni i jep medalje gjeneralit italian Vincenzo Coppola

06.10.2016 11:19:27

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni me propozim të Policisë së Kosovës i ka ndarë sot  “Medalje për Merita”, gjeneralkolonel Vincenzo Coppola, komandat i Njësisë të Specializuar shumëkombëshe të KFOR-it, korrik -1999-korrik 2000.

Medalja i është ndarë për merita të veçanta dhe angazhim të gjeneralit Coppola në aktivitet e shumta kundër krimit në Kosovë në muajt e parë të pas luftës.

Ministri Hyseni dhe Gjeneral Coppola me këtë rast biseduan edhe për gjendjen e përgjithshme në Kosovë, ndërsa gjeneral Coppola vlerësoi të arriturat e deritanishme të vendit tonë.