Ministri i Drejtësisë flet për rastin “Pronto” dhe Gjykatën Speciale

15.10.2017 23:00:18

Tahiri: Le të thotë drejtësia fjalën e fundit Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, ishte i ftuar në emisionin “Kojshia Show”, në RTV 21. Ai foli për shumë tema e ndër to edhe ishte rasti “Pronto” dhe Gjykata Speciale.

Për rastin “Pronto”, Tahiri ka thënë se prokurorët janë duke u marrë me atë çështje. “Le të thotë drejtësia fjalën e fundit për secilin”, ka thënë Tahiri, përcjell rtv21.tv Kurse sa i përket Gjykatës Speciale, Tahiri ka deklaruar se kjo nuk është punë e ministrisë. “Normalisht unë jam kontakti i parë i tyre në Republikën e Kosovës i tyre për çfarëdo bashkëpunimi që do të kërkohet në të ardhmen, unë nuk du me paragjyku çka do të ndodhë”, ka thënë Tahiri.