Ministri i Punëve të Brendshme, dëshiron intensifikim të bashkëpunimit me EULEX-in

21.09.2017 15:02:46

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti sot në takim njoftues shefen e Misionit të EULEX-it në Kosovë, znj. Alexandra Papadopoulou. Siç theksohet në njoftimin për media, ai shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes MPB-së dhe Misionit të EULEX-it.

Në këtë takim ministri Sefaj kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy policive, asaj të Kosovës dhe EULEX-it në koordinimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në aksione policore.

Ndërsa shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e ministrit Sefaj për bashkëpunim dhe vuri në dukje se ky mision është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës.