Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë: Situata e sigurisë në Kumanovë është stabile

06.10.2016 18:49:29

Gjendja e sigurisë në komunën e Kumanovës është stabile, e qetë dhe qytetarët duhet të jenë të qetë.

Kështu vlerësoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë vizitës së sotme në SPB Kumanovë.

Spasovski u informua për situatën e sigurimit në këtë rajon i cili është prekur nga kriza emigruese dhe për sfidat me të cilat përballen.

Për situatën me emigrantët në vendkalimin kufitar Tabanoc, tha se për momentin e rutës perëndimore-ballkanike nuk funksion dhe nuk ka rrjedhë të emigrantëve, por problem janë kanalet e kontrabandimit dhe kalimet e paligjshme të kufirit.

I pyetur për komentin për pretendimet se në SPB Kumanovë ka udhëheqësi të dyfishtë, Spasovski tha se nuk ekziston një gjë të tillë, shkruan Zhurnal.

Në lidhje me bastisjen në Universitetin MIT tha se nga MPB-ja është kërkuar vetëm asistim, ndërsa për çfarë vepër penale bëhet fjalë, përgjigje duhet të japë Prokuroria themelore publike Shkup e cila e zhvillon tërë procedurën.