Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj pranon zyrtarisht notën e njohjes nga Bangladeshi

25.03.2017 11:36:33

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka konfirmuar njohjen e Pavarësisë së vendit tonë nga ana e Bangladeshit më 27 shkurt 2017, ndërsa sot ka marrë notën origjinale të njohjes nga Bangladeshi.

“Kjo është nota origjinale e njohjes nga Bangladeshi e cila i është dorëzuar misionit tonë diplomatik në Washington. Nga dje është vendosur në arkivin e Ministrisë së Jashtme me 113 letrat tjera të njohjeve”, ka shkruar Hoxhaj në facebook.

Notën origjinale e ka pranuar edhe kryeministri Isa Mustafa në formë elektronike.

Njohja nga Banglladeshi ka qenë e para për këtë vit, ndërsa që ministri Hoxhaj ka thënë se do të ketë lajme të mira në këtë drejtim gjatë muajve të ardhshëm.