Ministri Ismaili shpërndan mirënjohje për doktoresha dhe infermiere për 8 Mars

08.03.2018 16:13:06
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ndau mirënjohje për dhjetë doktoresha dhe infermiere në SHSKUK.

Ismaili ka thënë se këto mirënjohje i ndau për shkak të kontributit të jashtëzakonshëm dhe punën e palodhshme.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, sot u shpërndava mirënjohje dhjetë doktoreshave dhe infermiereve të SHSKUK-së, për kontributin e jashtëzakonshëm shumëvjeçar dhe për punën e palodhshme profesionale. Jam krenar që udhëheq një sektor ku femra është bartëse e institucioneve mjekësore, me mbi 65 për qind të stafit. Kjo festë na jep obligim që të mos harrojmë se barazia gjinore është parakusht për demokraci dhe zhvillim. Unë do të bëj gjithçka që është në dorën time për të lehtësuar sfidat që i keni në punën tuaj”, ka shkruar Ismaili.