Ministri Ismaili: Trajtimi i të sëmurëve me kancer, 24 orë, në shtatë ditë të javës

02.02.2018 15:28:25
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili e ka mbajtur fjalën. Ai ka thënë sot se nga nesër do të fillojë ofrimi i shërbimeve 24-orëshe, në shtatë ditë të javës, edhe për të sëmurët nga kanceri, në Klinikën e Onkologjisë.

Postimi i plotë i Ismailit në facebook:

Trajtimi i të sëmurëve me kancer, 24 orë, në shtatë ditë të javës

Nga nesër do të fillojë ofrimi i shërbimeve 24-orëshe, në shtatë ditë të javës, edhe për të sëmurët nga kanceri, në Klinikën e Onkologjisë.

Falënderim të veçantë për personelin mjekësor të kësaj Klinike, të cilët, përveç punës së jashtëzakonshme deri më sot, janë mobilizuar që të ofrojnë këto shërbime shumë të nevojshme për qytetarët tanë.

Është obligim i imi si ministër, por edhe i personelit mjekësor, që të jemi afër qytetarëve tanë në momentet kur ata kanë nevojë. Së bashku, do ta dërgojmë deri në fund misionin për ndryshimin e gjendjes në shëndetësi. 🔝#AfërQytetarëve