Ministri italian, Di Maio vizitë zyrtare në Shqipëri

20.11.2020 12:06:33

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio sapo ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

Lajmin e konfirmon ambasada italiane në Shqipëri, e cila bën të ditur se qëllimi i vizitës është takimi me autoritetet shqiptare dhe me pjesëmarrja në një konferencë të organizuar nga ministria e Drejtësisë.

“Në program takime me autoritetet shqiptare dhe një tryezë e rrumbullakët me Ministren shqiptare të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me temë “Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi si një shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë” që, në orën 10.30, do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetet tona sociale”, thuhet në njoftimin për median.

 

Ministri italian, Di Maio vizitë zyrtare në Shqipëri